MENU
klinika

Simptomat

A mund të jeni ‘hangover’ nëse s’keni pirë alkool?

05.02.2022 - 12:27

Nuk është farë e pazakontë të jesh hangover pas një natë që ke pirë si të mos kishte të nesërme. Ajo çfarë do të na bënte përshtypje është të kemi të njëjtat “simptoma” të hangover-it edhe nëse s’kemi pirë asnjë gllënjkë një natë para.

Dhimbje koke, të përziera dhe ndjesitë e çuditshme të dehidratimit- pra situatë e ngjashme me hangover- ndodhin edhe nga gjendje të tjera shëndetësore.

Ajo çfarë ndodh me trupin tuaj kur jeni hangover është pak e komplikuar. Mund të përjetoni gjithçka duke nisur nga të vjellat e deri tek ankthi prej asaj që alkooli shkakton në stomakun tuaj, por ndodh që edhe pa alkoolin në mes, të gjitha këto mund të ndodhin.

1.Dehidratimi

Gjithçka që dehidraton trupin mund të shkaktojë ndjesi të ngjashme me hangover-in. Nëse thjesht harroni të pini ujë gjatë kohës që ushtroheni mos u habisni nëse më pas keni dhimbje koke apo të përziera. Pini edhe më shumë ujë se zakonisht kur bëni aktivitet fizik ose gjatë verës kur temperaturat janë të larta.

2. Shumë kafeinë gjatë ditës

Nëse keni pirë më shumë kafe se zakonisht, do të ndiheni fiks siç ndiheni pas të shtunës mbrëma kur e teproni me ca gota më shumë. Një filxhan kafeje mban 70 deri në 100 mg kafeinë. Ndonëse nuk ka një sasi specifike për kafeinën e lejuar, një studim i kryer në 2021 tregon se deri në 400 mg në ditë konsiderohet sasi e sigurtë për njerëzit që nuk kanë probleme shëndetësore.

Nëse kjo sasi kalon, mund të përjetoni ndjesi ankthi, dhimbje koke, etj, etj.

3. Viruset e stomakut
Diçka mund t’ju ketë bërë keq dhe stomaku po përgjigjet menjëherë. Keni kriza, të vjella dhe ndiheni të lodhur.

4.Infeksionet
Të gjitha llojet e infeksioneve, duke nisur nga ai i urinës mund t’ju shkaktojë ndjesi të ngjashme me hangover-in.

5. Ilaçet që mund të merrni për gjumin
Nëse merrni barna për të fjetur më qetë apo për të luftuar pagjumësinë, mos u shqetësoni nëse të nesërmen zgjoheni si të lodhur. Medikametet e gjumit shkaktojnë dhimbje koke apo lodhje.

6. Migrena
Nëse e dini që vuani nga migrena e keni mirë idenë për çfarë po flasim, por nëse këtë gjendje se keni përjetuar kurrë më parë, një nga arsyet mund të jetë pikërisht kjo.

7. Shtatzënia
Ndoshta mund të mos e keni tepruar me alkoolin, por keni bërë seks, kështu që urime. Merrni një test shtatzënie.

Burimi: Bustle