MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të shpëtoj nga dhimbjet akute?

05.02.2022 - 13:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të shpëtoj nga dhimbjet akute?

Mjeku: Dhimbja e gjurit apo e ijeve kur dilni shëtitje apo dhimbja e fundshpinës që nuk di të mbarojë mund të jenë tregues të një problem më të thellë shëndetësor. Në këto raste, hapi më i arsyeshëm është që të konsultoheni me një mjek për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një problem serioz. Nga ana tjetër, ka disa lloje dhimbjesh akute që mund të trajtohen me medikamentet që ruani në kutinë e shpejtë ose me një ndryshim të lehtë në stilin e jetesës.

Medikamentet E Duhura Kundër Dhimbjeve
Në farmaci mund të gjenden disa lloje medikamentesh me efekt qetësues që kontrollojnë dhimbjet duke ndërhyrë në zhvillimin, transmetimin apo interpretimin e mesazheve të dhimbjes në organizëm. Këto barna mund të jenë efikasë në largimin e dhimbjeve të lehta dhe mesatare. Disa syresh bëjnë mirë edhe kundër inflamacionit Në farmaci mund të gjenden dy lloje ilaçesh kundër dhimbjeve.

Ilaçet Që Merren Nga Goja
Ndër këto ilaçe mund të japim shembullin e aspirinës apo ibuprofenit që funksionojnë kundër dhimbjes që shoqërohet nga inflamacioni. Megjithatë, këto ilaçe kanë efekte serioze anësore. Ndër këto efekte përfshihen: të përzierat, dhimbjet në stomak ose ulçera. Doza të mëdha të këtyre ilaçeve mund të shkaktojnë probleme me veshkat dhe tension të lartë të gjakut. Rreziku është më i lartë për njerëzit mbi moshën 75 vjeç.

Ilaçet Për Përdorim Topikal
Në këtë kategori futen kremërat, xheli, solucionet spërkatëse ose fashat ngjitëse që vendosen në zonën ku njeriu ndien më shumë dhimbje. Voltareni është një nga këto ilaçe që përdoret më shumë në Shqipëri. Këto ilaçe mund të ulin dhimbjet pa efekte serioze anësore. Ato aplikohen direkt në zonën e dhimbjes dhe nuk kanë asnjë ndikim në pjesën tjetër të trupit. Këto barna rekomandohen për njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar nga ilaçet që merren nga goja.

Kompresat E Ngrohta Dhe Të Ftohta
Ndonjëherë dhimbjet mund të lehtësohen falë aplikimit të kompresave të ngrohta dhe të ftohta. Këto kompresa bëjnë punë sidomos për dhimbjet e gjymtyrëve, qafës, shpinës e të tjerë. E ftohta e mpin dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut. E ngrohta nga ana tjetër qetëson muskujt dhe largon dhimbjen. Nxehtësia rrit qarkullimin e gjakut në zonën e lënduar ose burimin e dhimbjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.