MENU
klinika

''Pallati i Dantes''

Provoni të kaloni nëpër 9 rrathët e ferrit

10.02.2022 - 18:38

         Zbret dhe ngjitesh përmes shkallëve spirale, për të shëtitur në 9 rrathët e ferrit të Dantes dhe 9 qiejt koncentrikë.

Pra, ky pus paraqet një shëtitje rilindjeje. Ekziston një vend plot hijeshi intriguese, mister, sugjerime dhe një majë magjiplote, që ka qenë gjithmonë në krye të destinacioneve për t’u vizituar dhe eksploruar. Arsyeja është më se e kuptueshme, pasi Sintra, qyteti portugez i vendosur në kodrat e Serra de Sintra, është një mrekulli e vërtetë. Këtu, në qiellin e kthjellët, dallohet ëmbëlsisht Palacio Nacional da Pena, i vendosur në një dhëmbëzim shkëmbor në një nga kodrat më të larta të zonës, një pallat që për nga ngjyra, forma dhe linjat na drejton në mënyrë të pashmangshme drejt atij përfytyrimit përrallor të memories fëmijërore. Nga lart, ndërtesa dominon në të gjithë territorin, duke e bërë atë më të mirë, por sigurisht që nuk është ndalesa e vetme në një itinerar formuar me bukuri dhe magji, me simbole në dukje të padeshifrueshme, të një sugjerimi në kufirin mes realitetit dhe fantazisë./Konica.al

Jo shumë larg nga pikat e interesit më të njohura dhe të frekuentuara në Sintra, gjejmë gjithashtu edhe Quinta da Regaleira, një pallat me karakteristika madhështore të rrethuar nga 4 hektarë kopshte të harlisura, brenda të cilave gjarpërojnë pellgje, burime, skulptura dhe hone.

I njohur gjithashtu me emrin “Palacio da Regaleira”, ndërtesa u ndërtua në fillim të viteve 190,0 me vullnetin e koleksionistit dhe entomologut Antonio Augusto Carvalho Monteiro dhe mban firmën e arkitektit italian, Luigi Manini. Bukuria e rrallë dhe e pazakontë e të gjithë pronës, i dha “Quinta da Regaleira” një vend nderi në listën e Trashëgimisë Botërore UNESCO më 1995. Por nuk është vetëm ajo arkitekturë magjepsëse, që ndërthur stilet gotike të vona dhe epokës së rilindjes, madje as ato simbole në dukje të padeshifrueshme që i kredhin fillesat në botën ezoterike dhe alkimike, por është i gjithë kompleksi që përfaqëson një lloj udhëtimi aventuresk drejt rilindjes. Kapela e mrekullueshme e Trinisë së Shenjtë, Lozha dhe Shatërvani i Ibis dhe ai i Bollëkut, shpellat dhe më pas përsëri kulla rrotulluese në të cilën mund të ngjitesh për të soditur pronën në tërësi dhe gjithë Sintran: “Quinta da Regaleira” është mrekullia vetë në çdo cep të sajin. Megjithatë, ka diçka që tërheq këtu qytetarë dhe udhëtarë nga e gjithë bota, është pikërisht prania e dy puseve, në korrespodencë me kullat, ku zbresin për të përballuar rrugën e rilindjes, për të përshkuar  9 rrathët e ferrit dantesk.

Portrait of Dante Alighieri (Florence, 1265 – Ravenna, 1321), Italian poet. Painting by the Italian school, 16th century. [Innsbruck, Schloss Ambras (Castle), Kunsthistorisches Museum Habsburger Portratgalerie (Portrait Gallery)] [11245882]
Ferri i Dantes në Sintra

Brenda “Quinta da Regaleira” ka dy puse, ai fillestar dhe ai i papërfunduar. I pari, konkretisht, karakterizohet nga një spirale që i çon vizitorët në fund, në një thellësi prej 30 metrash, duke përshkuar 9 kate.

Një numër që sigurisht nuk është rastësi, sepse i referohet Komedisë Hyjnore.

Lidhja me 9 rrathët e ferrit dantesk është e pashmangshme, ashtu si dhe lidhja me 9 qiejt koncentrikë të veprës së poetit të madh. Zbritja në këtë kullë kokëposhtë, që çan tokën deri në rropullitë e saj dhe, më pas, ngrihet përsëri, është një përvojë që simbolizon vdekjen dhe mandej rilindjen.

Për të kapërdirë metaforën fsheh pusi, ka edhe një mozaik në fund që përfaqëson busullën dhe kryqin templar. Kështu del në pah një kompleks, i cili në tërësinë e tij synonte ritet e inicimit që përfundonin pikërisht në atë pus, në atë spirale që i çonte njerëzit në fund e më pas, në ngjitje. Kuptimi alegorik i dy puseve dhe, mbi të gjitha, i atij fillestar, duket se është pjesa e enigmës që mungon për një kuptim të plotë të të gjithë kompleksit, i cili ende sot ruan mistere të pazgjidhura dhe një bukuri të jashtëzakonshme, që tërheq çdo ditë mijëra udhëtarë nga e gjithë bota./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muza që frymëzoi kryeveprën e Dantes

A ka ekzistuar vërtet Beatriçe?