MENU
klinika

Betejë ligjore

FSHF padit deputetin Erjon Braçe

15.11.2018 - 11:22

Një nga deputetët më aktivë kundër FSHF-së dhe presidentit Armand Duka është Erjon Braçe, i cili komenton shpesh edhe në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë akuzat e deputetit socialist, madje edhe në sallën e parlamentit dhe jo vetëm ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Por FSHF ka nisur tashmë një betejë ligjore ndaj Braçes. Sipas asaj që shkuan faqja zyrtare në “Facebook” e emisionit “Procesi Sportiv”, Duka e ka paditur deputetin socialist për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Më parë në Gjykatë ka përfunduar ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili është akuzuar për shkaktim dëmi moral nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci.

brace fshf ahmetaj
brace fshf ahmetaj

Nishani e quajti Panuccin sharlatan, pas disfatës në një ndeshje të ekipit Kombëtar, teksa italiani nuk ka nguruar ta padisë në Gjykatë. Nuk mësohet ende se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, për koment të rrjeteve sociale apo fjalët në Parlament.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti sot në interpelancë

FSHF reagon ndaj deputetit Erjon Braçe