MENU
klinika

Demonstrata e bukës...

Në Korçë, populli protestonte kundër Zogut

21.02.2022 - 13:22

         Ishte koha e mbretërisë së Zogut, kur në qytetin juglindor u shënua demonstrata e bukës, më 21 shkurt të vitit 1936. Kjo revoltë popullore u shoqërua me reprezalje disaditore nga regjimi i kohës.

Ndonëse ajo u shtyp nga Zogu (shoqëruar me masa ndëshkuese, tri-katër ditët më pas), ajo ia arriti qëllimit. Kjo demonstratë njihet si lëvizja e parë masive me objekt dhe kërkesa konkrete, kundër regjimit të kohës.

Arsye kryesore, sipas të dhënave historike, ka qenë shtrenjtimi i jetesës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe, ndoshta edhe elemente të krizës së urisë, që zakonisht shoqëronte çdo vit mbarimin e rezervave të vitit të mëparshëm.

Gjithsesi, kjo ngjarje e shënuar, për të cilën pas shumë dekadave është shkruar shumë, zë një vend të rëndësishëm në historinë e protestave masive të popullit shqiptar në shekullin që kaloi, si protestë masive popullore kundër regjimit në fuqi.