Pamje dramatike vijnë nga Ukraina, e cila ka hyrë në ditën e dytë të pushtimit rus, ndërsa Rusia vijon tentativat për rrethimin e Kievit.
Në orët e para të mëngjesit, Rusia rinisi sulmet me tanke e raketa mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku nga pamjet e publikuara nga mediet botërore, shihet se në të gdhirë i gjithë kryeqyteti është ndriçuar nga sulmet e raketave ruse.
Ndërkohë, në videot e tjera, shihet momenti ku raketat ruse shpërthejnë në një grup apartamentesh në Kiev, në orët e para të së premtes.
Pamjet e tmerrshme tregojnë se si gjithçka është bërë shkrumb e hi, ndërsa mediet botërore raportojnë se nga shpërthimi i apartamenteve u plagosën tre persona.