MENU
klinika

''Lufta, kapitullim i turpshëm''

Papa, thirrje paqësore: Le të heshtin armët

27.02.2022 - 16:21

         Papa Françesku përcjell një mesazh të fortë për paqen, këtyre ditëve të trazuara lufte, në Ukrahinë.

Në ”Twitter”, ai publikoi një mesazh kundër luftës në gjuhën ukrahinase, ruse dhe angleze, duke thënë se ”çdo luftë, botën e lë në gjendje më të rëndë sesa më parë”.

”Lufta është dështim i politikës dhe njerëzimit”, shton Papa, duke e quajtur ”kapitullim të turpshëm, disfatë para forcave të errëta”.

Ndërsa në fjalën para qytetarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë bëri thirrje: “Le të heshtin armët. Zoti është me ata që kërkojnë paqen, jo me ata që përdorin dhunën.”.

Papa, gjithashtu u bëri thirrje agjencive humanitare për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve që të largohen nga Ukrahina. Ndërsa dënoi, sakaq, ata që “besojnë në logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.