Presidenti aktual po e çon Amerikën më afër fashizmit më shumë sesa njeriu që qëndronte pas Watergate.
Në fund të tetorit 1973 Presidenti Richard Nixon vendosi të pushonte nga puna prokurorin e përgjithshëm dhe ta zëvendësonte atë me dikë që do të pushonte prokurorin e posaçëm që gjurmonte jetën e tij. Tani jemi përsëri me një president tjetër që dëshiron të shpëtojë nga një hetim që kërcënon presidencën e tij.
Por, në vend që të ndiqte rrugën e Nixon, Presidenti Trump përzgjodhi si prokuror të përgjithshëm një njeri që e mbështeste atë në çdo shfaqje televizive.
Nixon, avokati që kishte qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, senator dhe zëvendëspresident, ishte më i pranuar për rendin politik. Trump, pa eksperiencë dhe me pak njohuri se si funksionon qeveria, ka qenë një shpirt i lirë, dhe në disa raste keqdashës.
Si president, Nixon sfidoi ndarjen e pushteteve, duke përmendur këtu skandalin Watergate. Por, nëse Trump e çoi Amerikën drejt fashizmit, Trump ka shkuar edhe më tej…
Një ndryshim i rëndësishëm midis situatës së Nixon dhe Trump është se Nixon u përball me një Kongres Demokratik, ndërsa Trump ka qenë totalisht pa kontroll.
Aleatët e Trump kanë kërkuar të ndërhyjnë jo vetëm në punët e avokatit special por edhe të figurave kryesore në Departamentin e Drejtësisë dhe FBI. Kjo nuk ndodhi në Watergate.
Trump ka edhe avantazhe të tjera, si për shembull organi propagandues Fox News. (Në kohën e Nixon nuk kishte TV kabllor.)
Megjithëse të dy presidentët kanë treguar urrejtje ndaj shtypit, Trump ka nxitur edhe dhunëndaj gazetarëve. Dhe, për aq sa dimë, Trump ka qenë më pak i prirur se Nixoni për të përdorur burokracinë për të ndëshkuar “armiqtë” e tij të perceptuar.
Kur republikanët e vjetër shkuan në Shtëpinë e Bardhë për t’i thënë Nixonit se ai nuk kishte mbështetjen politike të nevojshme për të mbijetuar si president, Nixon i dëgjoi dhe vendosi se duhet të largohej nga posti. Është pothuajse e pamundur të imagjinosh një skenë të ngjashme me presidentin aktual…
Elizabeth Drew është gazetare politike që mbulonte Watergate për The New Yorker, është autore e “Washington Journal: Reporting Watergate and Richard Nixon’s Downfall”.