Në gjashtë bashki të vendit do të mbahen të dielën e 6 marsit zgjedhjet e pjesshme lokale. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këto zgjedhje, ndërsa kishte edhe një apel apo paralajmërim për të gjithë ata që do tentojnë të blejnë votën e qytetarëve.
“Vëmendje e shtuar që KQZ do ketë ndaj disa fenomeneve negative të klasifikuara si kriminale në zgjedhjet e shkuara, cdo kush që do tentojë të angazhohet me shit blerje të votës apo të cenimit me mënyrë tjetër mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja e nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje, tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve dhe personave të cilët KQZ i ka evidentuar si në shkelje të kodit zgjedhor janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë. Mirëkuptim për të gjithë se nuk është kërcënuese por nëse dikush e ka guximin ta ketë ballafaqimin me organet e drejtësisë, mundet ta bëjë dhe këtë”.
Celibashi tha se në Vorë do të bëhet votim elektronik. “Procesi garanton 100% sigurinë e votës e nuk ka asnjë lloj shkaku apo preteksti që të dyshojë apo vërë në dyshim nga cdo pikëpamje të këtij procesi. Ftoj qytetarët e Vorës të marrin pjesë në votime dhe të paktën për këtë shkak të mos kenë asnjë lloj droje. Thirrja vlen për gjithë qytetarët e 5 bashkive të tjera të marrin pjesë në votime duke i garantuar për një proces të përgatitur nga ana e KQZ në përputhje me Kodin Zgjedhor”.
Duke folur per personat qe rrezikojne te mos votojne ne daten 6 per shkak te skadences se dokumenteve te identifikimit, Celibashi tha se personalisht eshte kunder qe per cdo proces zgjedhor të shtyhet afati i vlefshmërisë se dokumenteve të identifikimit”.
Pyetje: Sa ishte numri i qytetarëve që kishin ID të skaduar?
Celibashi: Numri i zgjedhësve kishim një të dhënë vetëm për pasaportat të cilat ishin ose skadonin deri në 6 maars, ka qenë 26 mijë nëse nuk gaboj.
Ajo që vlen është sa votues potencial nuk ka pasur asnjë prej dokumenteve të identifikimit. Dhe këtë informacion nuk e kemi por duke e vlerësuar shqetësimin e subjekteve zgjedhore ia adresuam qeverisë këtë kërkesë dhe pse vetë e kam bërë publik qëndrimin tim qe nuk është shumë oportune që për cdo proces zgjedhor ne vendosim të shtyjmë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.
Për këto zgjedhje kishte justifikim se koha ishte shumë e shkurtër, më pak se 45 ditë e disa prej bashkive janë zona të thella rurale e që nuk e mundëson aq mirë interesin e këtyre votuesve për të rinovuar dokumentet e identifikimit.
Ne 6 mars rrezik ka qe per shkak te kushteve atmosferike ne disa zona te thella te Shkodres qytetaret te mos dalin te votojne.
“Kemi probleme e mund të kemi probleme në shpërndarjen e bazës materiale në disa zona të thella të Shkodrës, në disa njësi administrative.
Kemi pasur një kërkesë nga kryetarja në detyrë Voltana Ademi për të bërë transferoimin e rreth 12 QV në këto zona ku ka vështirësi të aksesit të tyre në rrethinat e Shkodrës.
Kjo kërkesë ka qenë e arsyeshme e llogjikshme por nuk gjetëm mbështetje në ligj e nuk e pranua. Unë kam bërë një ankim e është KAS që do e shqyrtojë.
Ishte e arsyeshe se disa prej tyre janë të mbuluara nga bora, ne s’mund të miratojmë zhvendosjen e tyre. Ky është problem i ligjit që ndoshta do duhet ta adresojë reforma e pritshme zgjedhore”, tha Celibashi.