Ka përfunduar ditën e sotme kampionati i shkollave 9-vjecare për femrat me finalen e luajtur midis “Neim Babameto” dhe “Shkolla e Re”, që mbaroi 2-1. Ky ishte kampionati i pestë që zhvillohet për Durrësin, me promovimin e futbollit te moshat e reja dhe aq me tepër te femrat.
Zyra Rajonale “FSHF” Durrës, në bashkëpunim me “Qendrën Kulturore Të Fëmijëve”, “DAR” dhe “AF Teuta”, organizuan këtë kampionat tre ditor, i cili filloi në dt.14.11.2018 dhe përfundoi sot dt.16.11.2018. Në këtë kampionat morën pjesë 16 shkolla 9-vjecare të qytetit të Durrësit me rreth 160 vajza, të cilat u aktivizuan në këtë kampionat.
Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm : z.Eduard Salillari, përgjegjës i sektorit të sporteve për “QKF”, znj.Zamira Koci trajnere e ekipit të femrave për “AF Teuta” dhe z.Arbër Kalemi, Përgjegjës i Zyrës Rajonale FSHF Durrës.
Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve, të gjitha ekipet pjesëmarrëse morën si dhuratë nga FSHF nga një top FSHF dhe nga një certifikatë pjesëmarrjeje. Gjithashtu, u evidentua futbollistja më e mirë e kampionatit nxënësja: Kejsi Puca e shkollës “Hasan Koci”.
Golashënuesja më e mirë e kampionatit nxënësja: Anisa Kacorri e shkollës “Neim Babameto”. Portierja më e mirë e kampionatit nxënësja: Nazife Kika e shkollës “Shkolla e Re”.
U evidentua ekipi “Fair Play” shkolla “Kushtrimi i Lirisë”. Renditja e ekipeve u bë si më poshtë:
Ekipi Kampion, Vendi i parë: Shkolla “Neim Babameto”
Vendi i dytë: Shkolla “Shkolla e Re”
Vendi i tretë: Shkolla “Isuf Ferra”