MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme

“Pritej ky rezultat”/ Lubonja: PS po bëhet shumë e rrezikshme, si “Putinizëm”

07.03.2022 - 16:56

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit nuk ka sjellë asnjë surprizë. Kështu kanë deklaruar në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja.

Për analistin Zheji, fitorja e PS pritej, pasi kishim një opozitë të përçarë, e cila tashmë do të nisë një proces të fortë gjyqësor se “kush jam unë e kush je ti”.

Ndërsa për Lubonjën, shqetësues është fakti që votat e pushtetit vetëm rriten, kur sipas tij, në një vend demokratik ndodh gjithmonë e kundërta, ndaj dhe ai e quajti qeverinë e Ramës si “Putinizëm”.

Pjesë nga diskutimet:
Zheji: Pritej fitorja e PS, sepse kemi një opozitë të përçarë, që ka hyrë në këto zgjedhje për të luftuar brenda vetes dhe jo për kandidatin. Reagimi i zgjedhësve ka qenë që ka braktisur opozitën, ose të themi se nuk ka pasur besim tek opozita, përveç Shkodrës. Nëse do të kishim një bashkim të votave të PD e SHL në Shkodër, mund të kishim një fitore më të pastër të së djathtës në Shkodër dhe mund të kishim mungesë të plotë shprese nga PS.

Ndërsa në bashkitë e tjera, nëse do të mbajmë shumatoren e PD e SHL, nuk bëjnë më shumë diferencë se votat e PS. Diferenca në Durrës është shumë e thellë. Kemi të bëjmë me rreth 13 mijë vota diferencë. Tani do të fillojë gjyqi brenda të djathtës. Do të hapet një proces gjyqësor i fortë brenda të djathtës “kush jam unë, e kush je ti”, ndërkohë që PS do vazhdojë të qeshë me qesëndi e të ecë përpara. Sa i përket Shkodrës, kemi një fitore të pastër të kandidatit të SHL, Bardh Spahisë. Duket se zgjedhja e shkodranëve ka qenë t’i besojnë dhe njëherë Sali Berishës, ose të mos i besojnë Lulzim Bashës. Sigurisht ka rol dhe kandidati. Ndoshta Spahia është dukshëm i fortë.

 

Lubonja: Fitoren e prisja, madje edhe në Shkodër kisha dyshime nëse do fitonte opozita. Do vija në dukje një gjë, që këto zgjedhje bëjnë përshtypje për faktin se shoh një PS, që shkon me 60%, përveç Shkodrës, kundrejt një opozite që ngelet me 40. Reflektimi i parë është si ka mundësi, sepse kudo në një vend demokratik ajo që vëmë re është se me kalimin e kohës, sa do i mirë të jetë pushteti, zgjedhje pas zgjedhjesh fillon dhe i ulet rezultati, në krahasim me opozitën. Vendi kërkon ndryshim dhe kalon tek opozita vetvetiu. Në vendete që janë regjime, me kalimin e kohës ai që është në pushtet, fillon e merr më shumë. Një nga instrumentet që ka pushteti për të rritur elektoratin është kapja gjithnjë e më shumë e tij, sidomos në pushtetin lokal, ku ndërtohet një oligarki, që kontrollon gjithçka. Ky është problemi shumë i madh që kemi ne, që partia në pushtet po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme e po shkon drejt asaj që e kam quajtur “Putinizëm”. Po e shohim se ç’ndodh, kur një lider i vetëm mund të bëjë gjithçka, bën çmendurira, të çon dhe në luftë. Ky i joni po i dërgon njerëzit jashtë vendit. Fenomeni i dytë lidhet me atë se kush është opozita e vërtetë. Humbja e Bashës meriton një analizë më vete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedhjet e pjesshme/ Reagimi i Kryeministrit

Rama: Arritëm rezultatin që prisnim, 5 nga 6 bashkitë!


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”