Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Shakhtar Donetsk, ka raportuar se ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, gjatë rrethimit rus të Khersonit dhe Kharkovit, ish-sulmuesi i Shakhtarit, Vladimir Rogovski, i cili u vra nga ushtarët rusë.
Bashkë me lajmin për ngjarjen tragjike, klubi ukrainas ka dërguar një mesazh ngushëllimi për miqtë dhe familjen e ish-lojtarit. Rogovski ka luajtur për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982, ku ka regjistruar 224 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola.
Me klubin ukrainas ai ishte dy herë nënkampion i BRSS (1975, 1979) dhe fitoi Kupën e BRSS (1980). Ai do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë në historinë e Shakhtarit kur bëhet fjalë për kompeticionet evropiane.
In the besieged Kherson, a former Shakhtar player Vladimir Rogovskiy has passed away at the age of 68
FC Shakhtar offers its deepest condolences to the family and friends of Vladimir Rogovskiy. We cherish his memory. pic.twitter.com/KfqVw9F2Vu
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) March 11, 2022