MENU
klinika

"Këtë e mohojnë ata që bëjnë sikur s’kuptojnë"

Rama: “Kërcimi” i çmimit të naftës është pasojë e luftës

12.03.2022 - 16:32

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rrjete sociale për situatën e krijuar në vend për rritjen e çmimeve.

Duke u ndalur tek rritja e çmimit të naftës, kreu i qeverisë deklaroi se ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë, dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë.

“Shqipëria është vend i NATO-s ku protestohet për pasoja e para të luftës në Ukrainë. Kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestat që të tregojë ndjeshmërinë e saj. Këtë e tregon më troç se çdo gjë tjetër fatura juaj e energjisë. Fatura e energjisë në çdo familje shqiptare dhe çdo biznesi të vogël” – tha Rama.

Kujtojmë që sot, Bordi i Administrimit të Karburantit vendosi çmimet për produktet dhe nënproduktet e naftës, benzinës dhe gazit deri më 15 mars.

Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes, çmimi i naftës dhe benzinës në këto 3 ditë do të shitet me vlerë 217 lekë për litër, ndërsa gazi është përcaktuar me 93 lekë për litër.