MENU
klinika

''Pushtim i tmerrshëm!''

Po të isha unë… Trump fajëson Bidenin!!!

14.03.2022 - 14:16

         Sulmon sërish pasardhësin e tij. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump akuzon Prsidentin Biden,  se me veprimet e tij të papërgjegjshme i hapi rrugë pushtimit të Ukrainës.

Gjatë një tubimi në fundjavë në Karolinën e Jugut, Trump tha se Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

“Mund të marrësh pesë presidentët më të dobët në historinë e Amerikës dhe do të shohësh që nuk kanë bërë kaq shumë dëm, sa Bideni në 13 muaj”, – tha Trump. “Kemi një president që përfaqëson vendin tonë në epokën më të rëndësishme të historisë, por nuk është në gjendje fizike dhe mendore për këtë”.

Trump tha se Biden, nuk arriti të shmangte sulmin e tmerrshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

“Lajmet e rreme thoshin se personaliteti im, do të na fuste në ndonjë luftë. Por, në fakt, personaliteti e mbajti Amerikën larg luftës. Isha i pari president në gati 40 vjet, që nuk nisi një konflikt të ri, madje riktheu trupat në shtëpi”.

“Pushtimi i tmerrshëm i Ukrainës nga Rusia, nuk duhet të ishte lejuar. Lutemi për popullin krenar të Ukrainës”, – tha Trump. “Por po të isha unë në Shtëpinë e Bardhë, Rusia nuk do të guxonte të aneksonte asnjë centimetër tokë. Në fakt, nuk e bëri kurrë, sa kohë isha unë”.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye