MENU
klinika

Asnjë transparencë për ofertat

Ministria e Gjiknurit, kështjellë fshehtësie

17.11.2018 - 11:58

Një javë më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli fituesit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë në Vlorë. Fitues u shpall një konsorcium ndërkombëtar, i udhëhequr nga një investitor i specializuar nga India, të paktën mbështetur në informacionin zyrtar të Ministrisë së Energjisë.

Në njoftimin zyrtar, Ministria mburrej se gara ishte e sukseshme dhe çmimi i siguruar nga investitori për blerjen e energjisë ishet më i ulët se në vendet fqinje të rajonit. Tenderi madje u përgëzua edhe nga sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Por, ajo që ndoshta nuk habit më me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është mungesa totale e transparencës për zhvillimin e garës. Ministria nuk publikoi asnjëherë kushtet e ofertave të tjera në garë. Kërkesave nga media, Ministria iu përgjigj zyrtarisht se përmbajtja e ofertave do të publikohej pasi të shpallej fituesi. Por, në faakt as pasi u shpall fituesi, kjo nuk u bë.

Për drejtësinë dhe ndershmërinë e vlerësimit duhet t’i besojmë Damian Gjiknurit dhe grupit të burokratëve të ministrisë së tij.

Mungesa e transparencës po kthehet në një tipar të zakonshëm të qeverisë së Rilindjes, ku informacioni i publikuar është gjithnjë e më i kontrolluar dhe më i seleksionuar nga aparati qendror i komunikimit dhe propagandës.

Një shembull më flagrant janë kontratat e partneritetit publik-privat, ku miliarda euro po jepen mbështetur në oferta të pakërkuara dhe me gara vetëm formale, ku nuk ka realisht ofertues të tjerë, përveç atyre që kanë marrë bonusin nga qeveria dhe që janë paracaktuar për të fituar. Kostot për kilometër rrugë janë marramendëse dhe të padëgjuara më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Investimi 70 mln euro në Akërni

Indianët do ndërtojnë impiantin fotovoltaik