MENU
klinika

Ndërpreu lajmet për të protestuar kundër Putin

Flet gazetarja ruse: Kam frikë për sigurinë time

16.03.2022 - 15:04

Gazetarja ruse që ndërpreu lajmet e televizionit shtetëror me një pankartë kundër luftës dhe propagandës ruse tha se është e frikësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijëve të saj.

Në një intervistë për Reuters, Marina Ovsyannikova, gazetare e kanalit të parë të televizionit rus, tha se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi dhe se shpreson se nuk do t’i bëhen akuza penale.

Gazetarja tha se shpreson se protesta e saj “të mos ketë qenë e e kotë”. Ajo tha se uron që t’i ketë hapur sytë bashkëqytetarëve të saj , për të mos rënë pre e propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Marina Ovsyannikova është gazetarja që u shfaq gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”.

Ajo u shoqërua në një stacion policor në Moskë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tani nuk dihet se ku ndodhet. Përpara se të protestonte në televizion, ajo regjistroi një video ku thoshte se lufta në Ukrainë është krim, dhe se Rusia është agresori.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, qeveria ruse miratoi një ligj që dënon deri në 15 vite burg gazetarët që përhapin “lajme të rreme” për luftën

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është “togerja” e Zelenskit?

Zëvendëskryeministrja simbol trimërie


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!