Datat 14-22 nëntor shënojnë 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, konferenca akademike për standartizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Në kuadër të këtij përvjetori, presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Manastirit.
Mësohet se kreu i shtetit shqiptar është pritur nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.
Më tej, Meta ka vizituar shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit, ndërsa shoqërohej nga dhjetra shqiptarë.
Mes të tjerash Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.
“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir.
Të bëjmë gjithcka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyroje më së miri kontributin e patriotëve shqiptare.
Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit”, tha Meta.