Reperi Majk është një nga artistët më të dashur të publikut për shkak të këngëve dhe zërit të tij të veçantë që pjesën më të madhe të projekteve e bashkëpunimeve i ka kthyer në më të preferuarat e të gjithëve.
Ndërkohë, fama e Majk, ka nisur që me grupin e mirënjohur shqiptar “Babastars”, i cili përbëhej nga emra të famshëm të repit shqiptar si Gheto Geasy, Majk, Onat, Skivi, Agon Amiga dhe shumë të tjerë.
Ai tha që nga ana personale, të gjithë ata takohen me njëri-tjetrin dhe ruajnë raporte të mira.
“Nuk jam shkëputur por thjesht “Babastars” si emër nuk ekziston më. ‘Babastars’ është histori sepse jemi në 2022 dhe gjithçka ka evoluar nuk është më koha e grupeve. Me Getoarin kemi një raport shumë të ngushtë si koleg pastaj dhe miq gjithashtu dhe me të tjerët. Jemi bashkë sa herë kemi mundesi pasi dhe ne kemi obligime të tjera por kur na jepet mundësia jemi të gjithë bashkë, thjesht grupi nuk ekziston më si emër jo se jam shkëputur unë apo kushdo”- tregoi Majk.