MENU
klinika

2020-a me hite!

Bëhuni gati për albumin e ri të “Babastars”

12.02.2020 - 12:51

Viti 2020 ka nisur me surpriza të mëdha nga artistët shqiptarë, të cilët kanë përqafuar trendin e fundit të momentit për të sjellë albumet e tyre muzikore.

Këngëtarët i janë përveshur punës për të sjellë projekte të reja muzikore të cilat do të lançohen njëherazi dhe kështu duket se do të bëjë edhe grupi i njohur “Babastars”. “Prive.al” ka treguar se Ghetto Geasy, Majk dhe Onat i kanë gati projektet e tyre të reja dhe shumë shpejt do të sjellin për fansat një super album.

Ende nuk dihet si do të titullohet ky projekt, mirëpo bëhet e ditur se bashkëpunimi i parë do të lançohet në fund të muajit shkurt. Më tej, djemtë do të vazhdojnë me këngë të reja, për të cilat u bëmë kuriozë dhe presim t’i dëgjojmë sa më shpejt!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të rikthehet Skillz?!

Ledri dhe Skivi, sërish bashkë