MENU
klinika

GUINNESS

Po shihni dhe lexoni një poezi!

21.03.2022 - 11:15

        Thurja më e çuditshme në gjuhën angleze, e autorit Aram Saroyan, poeti armeno-amerikan, njihet të paktën nga libri i rekordeve botërore, si poezia më e shkurtër ndonjëherë. U shkrua në vitet ’70-të.

“M” me katër këmbë, përshkruhet në librin “Guinness” si pozia më e shkurtër në botë.

Si duhet të lexohet kjo poezi?

Bob Grumman në esenë e tij intriguese, MNMLST POETRY, e quan atë “të afërt me një alfabet që lind”.

Mund të jetë një shkrirje e shkronjave “m” dhe “n”.

Mund të jetë gjithashtu një fjalë për “Unë jam”, që nënkupton formimin e vetëdijes. Nëse të gjitha këto tingëllon shumë i ngarkuar, Gumman shkon më tej, duke argumentuar rastin e poemës me një acuitet tekstual që do të vinte shumë studiues në turp.

Poezia Saroyan, argumenton ai, “na ngjit vizualisht në qendër të një alfabeti që sapo ka filluar të formohet, midis m-së dhe n-së brenda saj. Dhe kjo sjell në mendje mënyrën se një u dyfishuar bëhet w.

Poezia, mund të jetë gjithashtu fjalë për fjalë, “jam”, apo  “një-dhe-gjysmë“.

***

Ndërkaq, Dita Botërore e Poezisë, shënuar më 21 mars, vjen në mbarë botën me hashtagun“Poezia për paqen”…

Prej vitit 1999, kjo ditë synon të kujtojë forcën e fuqishme të vargjeve në rimë apo prozë… Ngjarjet më të rëndësishme të poezisë shqipe për këtë vit lidhen sërish me emrin e poetes Luljeta Lleshanaku, e cila është për së dyti kandidate e çmimit “Poeti Evropian i Lirisë”, që pritet të mbahet në 11 qershor në Poloni.

“Gjëja më e mirë, është se pas 10 vitesh je ende në treg, apo së paku e lexueshme. Se kam përshtypjen që vjen një moment, ku secili shkrimtar bëhet pak konservator në stilin e tij. Pra, është më pak i hapur ndaj të rejave, ndaj eksperimenteve me veten, qoftë edhe për faktin se çdo autor ka edhe një limit përvoje. Ka një përvojë jetësore deri diku të kufizuar. Por, sidomos poezia e cila për shkak të natyrës së saj vertikale, pra sintetike, arrin të konsumojë shumë më shpejt edhe se proza. Sepse një poezi mund të ketë peshën e një romani apo edhe më shumë” , – tha Lleshanaku.

(GERMANY OUT) Luljeta Lleshanaku Dichterin, Albanien beim Poesiefestival Berlin bei HOME-EXIT/HOME (4), LESUNG & GESPRÄCH am Mi 12.06.2013 – 18:30 Uhr (Photo by Gezett/ullstein bild via Getty Images)

Përmes Akademisë së Gjuhës dhe Poezisë, Gjermania po ashtu vlerëson poezinë e Lleshanakut, duke e renditur ndër poetët e rekomanduar për këtë vit. Kjo përzgjedhje bëhet fill pas përkthimit të dytë të poezisë së saj nga Andrea Grill. Libri “Qyteti i Mollëve” u përzgjodh nga Shtëpia e njohur botuese Karl Hanser, që boton emra si nobelistja Herta Muller.

“Andrea Grill është vetë një shkrimtare prozatore dhe poete e njohur. Ka jetuar dy a tre vjet në Shqipëri dhe e njeh mirë shqipen. Me të është e lehtë se, duke qenë vetë prozatore, nuk ekziston ai lloj moskuptimi. Përpos kësaj është edhe shumë kreative. Po, është një gjuhë që unë nuk e njoh. Pra, në punën e një përkthyesi në anglisht, unë mund të ndërhyj herë pas here, apo të sugjeroj. Ndërsa kjo është një tjetër formë bashkëpunimi. Por, duke parë dhe ecurinë e librit të parë si dhe komentet që u bënë për të, mund të themi se jemi në një pikë të mirë”, – tha Lleshanaku.

“Qyteti i mollëve” është prezantuar këto ditë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig, Gjermani, i konsideruar si një prej panaireve më të rëndësishëm të librit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MARTHA RIVERA GARRIDO

‘MOS U DASHURO’

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen