MENU
klinika

Nga raporti me Ermalin tek...

Bes Kallaku na i tregon të gjitha!

27.03.2022 - 11:33

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka folur ditën e sotme në një intervistë për emisionin “N’Zoom” dhe ka sqaruar raportin e tij me kolegun Ermal Mamaqi, por gjithashtu ka zbuluar edhe nëse Xhensila është shtatzënë.

Ermali dhe Besi kanë pasur një konflikt virtual prej shumë kohësh. “Sherri” virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”.

Aktori e cilësoi raportin e tyre si një marrëdhënie normale shoqërore, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”

Në përfundim ai sqaroi një herë e mirë zërat se ai dhe partnerja e tij Xhensila Myrtezaj janë në një pritje të një fëmije.

“Jo, ju them që është ‘fake’. Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur anagzhim ‘palestral”, tregoi ai.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë