MENU
klinika

Koreografia që preku tifozët

“Plisat”, vargje emocionuese në stadium

18.11.2018 - 12:36

Pas grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, tifogrupi tjetër më i zjarrtë i Kombëtares shqiptare është “Plisat”. Besnikë dhe të palodhur, tifozët e këtij grupimi vazhdojnë të ndjekin Kombëtaren në çdo takim, qoftë në Shqipëri apo edhe jashtë.

Pavarësisht se tashmë dhe Kosova ka një ekip përfaqësues, për tifogrupin e Prishtinës, ekipi i vetëm Kombëtar është Shqipëria dhe këtë e kanë deklaruar shpesh herë publikisht.

Në takimin e fundit ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”, ata ishin të shumtë të numër dhe pavarësisht rezultatit tepër zhgënjyes, nuk pushuan së kënduari për asnjë moment dhe mbështetën Kombëtaren deri në fund. Në fillim të takimit, “Plisat” hapën edhe një koreografi mjaft domethënëse:

“Vitet kalojnë edhe vdekja do të arrijë

Por eshtrat e mia do të kenë qetësi

Vetëm kur Kosova në paqe a stuhi

Do t’i bashkohet, nënës Shqipëri”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjesti i tifozit të “Plisave”

Hiqet flamuri i Kosovës, vihet i Shqipërisë

Masat ekstreme të policisë

Tifogrupi bojkoton ndeshjen e Kombëtares