Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë në kulmin e romancës së tyre, teksa po shijojnë çdo ditë së bashku dhe duket se tashmë asgjë s’i pengon. Madje, as Kanye West.
Reperi kishte shpresa deri në momentin e fundit se do ta rifitonte ish-gruan e tij, por Pete ia mori asaj “kalanë nga brenda”.
Kanye është dorëzuar tashmë dhe pasi ka premtuar që s’do t’i prishë më punë dhe do të jetë një baba shembullor, ka pranuar gjithashtu që Kim të prezantojë fëmijët e tyre me Pete Davidson.
“TMZ” ka publikuar pamje ku Pete dhe North shfaqen së bashku në një makinë golfi, së bashku me Penelope, vajzën e Kourtney Kardashian.
Burimet tregojnë se ata kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe Pete tashmë është “rehatuar” mirë në familje.
Po ashtu, Kim nuk i fsheh më ndjenjat për partnerin e ri dhe ka përshkruar fjalë për fjalë si ndihet për të.
“Jam një vajzë që i dedikohem lidhjeve dhe s’do të rrija me dikë nëse s’do ta kisha në plan të kalonim shumë kohë së bashku. Jam shumë e lumtur, e përmbushur dhe është një ndjesi e mirë të ndihesh në paqe.”- ka thënë ajo.