MENU
klinika

Negociatat: ndarje nga Maqedonia e Veriut?

“Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit, pro Ballkanit të Hapur”

07.04.2022 - 11:50

Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysëm milioni qytetarë.

‘Rezultatet e Procesit të Këshillimit Kombëtar. Natyrisht ka pasur në këtë proces një intereferencë të padëshiruar që lidhet me mbarë botën siç është lufta në Ukrainë. Kemi vazhduar gjithësi të kemi shumë pjesëmarrje. E kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar dhe mbi gjysmë milioni qytetar kanë plotësuar formularin.  Jam me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Qeverisje, e cila ka koordinuar procesin dhe falë përfshirjes së Instatit, për këtë shërbim në këtë proces kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Kemi gjëra që duhen përmirësuar. E rëndësishme është që qytetarëve tu shpërblejme besimin dhe tu japim mbrapsht atë që mertiojnë dhe që zëri i tyre të kthehet në respekt.’- tha Rama.

Evazioni fiskal nga biznesi i madh, mbi 300 mijë pro ashpërsimit të gjobave

Mbi 400 mijë shqiptarë pro ashpërsimit të masave ndaj kriminelëve dhe dhunës në familje

1649323097_pyetje2.jpg

Ballkani i Hapur, Rama: Morëm mbështetje shumë të fortë, e bëjmë në interes të Shqipërisë, jo Serbisë

Kryeministri Edi Rama tha se shifra 59% e qytetarëve që kanë votuar pozitivisht pro Ballkanit të Hapur, në kuadër të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, tha se është një mbështetje shumë e fortë.

‘59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka edhe mbështetje shumë më të forta. Nuk kam pritur luftën për politikat e jashtme të Serbisë. Nuk ka qenë vendimmarrja ime, që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Serbia është aty duam apo nuk duam ne. Është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Marr parasysh këto dy gjëra marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë shumë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre. Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet, nuk mbron interesat e Serbisë por interesat tona. Ballkani i Hapur është një nisëm interesash konverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Ballkani i Hapur është në interes të gjithë shqiptarëve edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.’- tha Rama.

66 % e shqiptarëve por pagesës së kontributeve shoqërore nga pensionistët që janë ende në punës

66 % e shqiptarëve por pagesës së kontributeve shoqërore nga pensionistët që janë ende në punës1649322924_pyetja4.jpg

66 % e shqiptarëve pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve

66 % e shqiptarëve pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve.1649322946_pyetja5.jpg

Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, 59% e shqiptarëve pro Ballkanit të Hapur

1649323358_pyetje12.jpg59% e qytetarëve në Shqipëri janë pro Ballkanit të Hapur, sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtar. 303 018 janë përgjigjur pozitivisht, 134879 janë përgjigjur negativisht.

74% e shqiptarëve  pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun

74% e shqiptarëve  pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun.1649323397_1649323295pyetje10.jpg

Integrimi në BE, 67 % pro e shqiptarë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit

67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.1649323325_pyetje11.jpg

Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit me detyrim

Shqiptarët kundër pasaportës së vaksinimit me detyrim.

Rezultatet e Këshillimit Kombëtar, 69% e shqiptarëve pro që të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna

1649323139_pyetje3.jpg69% e shqiptarëve mendojnë se punonjësit duhet të mbrohen nga shtetit me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet. 353.243 qytetar i janë përgjigjur pozitivisht dhe 120898 negativ dhe 36017 janë përgjigjur me Nuk e Di.’Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënësve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?”, është pyetja që është shtruar në formular.

Këshillimi Kombëtar, shqiptarët pro ndihmës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale

Shqiptarët pro ndihmesës së nënave me fëmijë të mitur të përfitojnë mbrojtje sociale.  431 881 janë përgjigjur pozitivisht,  73 233 janë përgjuar negativisht.1649323037_pyetje1.jpg

Drejtuesja e agjencisë së Bashkëqeverisjes: E kanë plotësuar pyetësorin mbi 500 mijë qytetarë, 2 % e tyre të pavlefshme

Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano tha se pyetësori është plotësuar nga mbi 500 mijë qytetarët ku nga ato vetëm 2 % e tyre ka rezultuar e pavlefshme.

“Pyetësori u përdor me 3 metoda për të marrë mendimin përmes mendimin me zarf në shtëpi, plotësimit online dhe plotësimi i tyre ne tendat e ngritura në 61 bashkitë e vendit. Pyetësorin e kanë plotësuar 563 195 qytetarë, ndërsa nga këto 9447 kanë rezultuar të pavlefshëm ose 2 % të totalit.”, tha Cano.

Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN