11.04.2022 - 12:44
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka lehtësuar masat anti-covid në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Mësohet se janë rikthyer takimet që të dënuarit mund të kenë me familjarët e tyre. Me lehtësimin e masave ata mund të takojnë familjarët 4 herë në muaj.
Gjithashtu përveçse familjarët, ata mund të takojnë edhe të afërmit e tjerë.