MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia

BE po diskuton për paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Moskës

11.04.2022 - 13:26

Bashkimi Evropian po diskuton për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, për të shtuar presionin ndaj Moskës në mënyrë që të ndalë luftën që Kremlini i ka shpallur Ukrainës që prej 24 shkurtit.

“Ne jemi të gatshëm të shtojmë sanksionet kundër Kremlinit , duke përfshirë edhe energjinë”, tha ministri danez për mediet gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksenburg.

Ndërkohë ministri lituanez, Gabrielius Landsbergis u shpreh i lumtur që Komisioni Evropian ka nisur të punojë për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

“Uroj që sanksionet kundër Rusisë të funksionojë”, tha ministri i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, shkruan CNN.

Evropa ka vendosur sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë së Rusisë pasi tanket e Putinit hynë në Ukrainë më 24 shkurt, por nuk arritën të synonin sektorin energjetik të Rusisë. Pamjet e civilëve të paarmatosur, të lidhur dhe të pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Bucchas një qytet që deri vonë ishte nën pushtimin rus, duket se i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim ndaj Putinit dhe të shtojnë sanksionet kundër Kremlinit.

Nafta dhe gazi i Rusisë mund të jenë objektivi i radhës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha deputetëve të BE-së javën e kaluar se raundi i pestë i sanksioneve “nuk do të jetë i fundit”.

“Po, ne tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të konsiderojmë naftën”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha se BE-ja duhet të marrë një “qasje optimale ndaj sanksioneve për të ofruar pengesën më të fortë të mundshme për të ndaluar ofensivën ruse në Ukrainë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i ri i është presidenti i vjetër...

Brukselin apo Moskën? Vendos Vuçiç

BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?

Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!