19.11.2018 - 16:11
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur besimin se Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.
Ai shtoi se ka një vit që pothuajse tërë punën ia kenë dedikuar kësaj çështjeje.
“Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it”, tha Pacolli, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë anëtare e INTERPOL-it. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përmbledhja ditore e rajonit
‘Kosova nuk do të anëtarësohet në INTERPOL’
Antarësimi i Kosovës