MENU
klinika

Videoja që aq shumë e prisnim

Sara Hoxha zbulon gjininë e bebit me një super reagim

17.04.2022 - 12:11

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë.

Ky lajm na u pohua nga vetë autorja e cila pak ditë më parë publikoi në profilin e saj një foto me mbishkrimin, “këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre”.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram Sara na ka zbuluar gjininë. E pas dy djemve ajo duket tejet e lumtur që në jetë tashmë do të vijë një vajzë.

 

View this post on Instagram

Siç e thotë ajo vetë, “Një ëndërr”.

Kujtojmë se çifti i njohur kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët së shpejti do të bëhen me një motër.

Por ajo që duket se i ka mbetur peng të dyve është fakti që të tre fëmijët nuk mundën ta njihnin gjyshin e tyre. Ledioni u shpreh se përsa i përket babait të bashkëshortes së tij, Dritan Hoxhës, ai i mungon në forma nga më të ndryshmet.

“Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre”- u shpreh Ledioni ku dukej tejet i prekur.

Urime Sara dhe Ledion, që tashmë do të jenë mami dhe babi i një goce.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lexojeni dhe ju, mund të ndihmoni...

10 ditë pasi u bë nënë, Sara bën gjestin prekës

U “zhduk” krejt papritur

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon?