Ishte inkurajuese kur administrata e Biden njoftoi një muaj më parë se do të pranonte deri në 100,000 refugjatë që iknin nga sulmi i diktatorit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Fatkeqësisht, zyrtarët amerikanë nuk kishin asnjë plan për të përmbushur atë premtim, sigurisht jo në kohën e duhur.
Shkëputja midis fjalëve të Presidentit Biden dhe realitetit me të cilin përballen ukrainasit e dëshpëruar që përpiqen të arrijnë Amerikën është një turp për këtë vend.
Edhe pse Shtëpia e Bardhë zotohet të formulojë një “proces të përshpejtuar” me anë të të cilit ukrainasit që ikin nga lufta mund të kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, në jetën reale nuk ka asnjë proces apo procedurë që do t’i lejojë ata ta bëjnë këtë.
Refugjatët që kanë kërkuar viza në konsullatat e SHBA-së në Evropë janë refuzuar. Dhe sipas protokolleve normale të refugjatëve, do të duheshin vite për të hyrë në vend.
Ukrainasit nuk kanë vite për të pritur. Ata po largohen nga vendi i tyre në një numër marramendës përballë sulmit të Rusisë.
Rreth 3 milionë refugjatë ishin larguar nga Ukraina deri më 24 mars, kur Biden tha se do të mirëprisnim deri në 100,000. Sot janë afro 5 milionë. Shumica janë gra, fëmijë dhe të moshuar.
Dhe, ndërsa forcat e Moskës nisin një ofensivë të re në Ukrainën lindore, ky me siguri nuk është fundi i asaj që është bërë një nga eksodet më të mëdhenj dhe më të shpejta të refugjatëve në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rezultati i zvarritjes së Uashingtonit është dëshpërimi dhe konfuzioni masiv. Ukrainasve u lejohet të hyjnë në Meksikë pa viza dhe disa mijëra që e kanë bërë këtë ia dolën të arrijnë në kufirin e SHBA-së, ku shumë prej tyre u pranuan me “lirim me kusht” humanitar.
Në mënyrë tipike, kjo mund t’u japë atyre leje të rinovueshme për të qëndruar dhe punuar në këtë vend për një ose dy vjet.
Por një qasje dashje pa dashur ndaj ukrainasve që u paraqitën disi në kufi nuk është zëvendësim për një procedurë sistematike për rivendosjen e refugjatëve tashmë të çrrënjosur dhe, në shumë raste, të traumatizuar nga lufta.
Në fakt, vendimi për të pranuar refugjatët ukrainas, dhe vetë refugjatët, po përballen me mosfunksionim të imigracionit në SHBA.
Ata refugjatë që arrijnë përfundimisht këtu dhe duan të aplikojnë për azil, do të përballen me një numër të madh prej 1.7 milionë çështjesh në gjykatat e emigracionit, ku rastet tani përballen me një kohë mesatare pritjeje prej më shumë se pesë vjetësh.
Dhe infrastruktura e vendit për rivendosjen e refugjatëve u shkatërrua nga administrata Trump, neveria e së cilës për emigrantët në përgjithësi ishte e dukshme.
Kjo do të thotë që shumë ukrainas që arrijnë këtu do të përballen me një sistem kaotik për të gjetur një punë, për të mësuar anglisht dhe për të jetuar një jetë të re në një komunitet të panjohur.
Duke shpallur se Shtetet e Bashkuara do të pranonin refugjatët ukrainas, Biden e prezantoi me saktësi vendimin si reflektim i angazhimit të Uashingtonit për udhëheqje në bashkëpunim me vendet e Evropës Perëndimore që kanë marrë peshën kryesore të refugjatëve.
“Kjo nuk është diçka që Polonia, Rumania apo Gjermania duhet ta bëjnë vetë,” tha ai. Inkuadrimi i presidentit ishte i saktë, por vazhdimi i deritanishëm ka munguar mjerisht.
Burimi: Washington Post
Përktheu dhe përshtati: Konica.al