Violinisti shqiptar shumë i suksesshëm në botë, Olen Çezari, ka treguar një episod shumë interesat, i ftuar në emisionin e pasdites në TVKlan, “Rudina”.
Rudina Magjistari: Ëndrra në sirtar?
Olen Çezari: Dua të shkoj t’i bie violinës në Hënë. Më ka kapur paniku një ditë kur kemi qenë në Brazil, në Rio de Zhaneiro. Ishte Viti i Ri dhe ka qenë fiks periudha kur unë po xhiroja klipin në Rio. Në hollin e hotelit, ishim aty në pishinë dhe shoh njërin që si fytyrë e njihja, ndërsa ai nis më afrohet. Unë isha vetëm, duke lexuar, duke parë diçka në telefon… Ishte Elon Musk.
Rudina Magjistari: Jo, s’ka mundësi!
Olen Çezari: Po dhe po vinte. Erdhi tek unë e më tha: Dëgjo, meqë këta stolat e tjerë janë të zënë, a të bezdis të kap unë atë cepin aty?
– Po – i thashë unë – pa asnjë lloj problemi. Po ai s’ma vari më, as unë s’ia vara më. Pas 5 minutash, filloi muhabeti sepse atje në Brazil, në atë moment, atë nuk e njihte askush.
Më pas, në vendin ku ndodheshin Elon dhe Oleni, vjen familja e sipërmarrësit dhe violinisti nisi të largohej, për t’u lënë hapësirë. Por, biseda mes tyre kishte rrjedhur dhe teksa i kishte treguar arsyen pse ndodhej në Brazil, i la të kuptonte që për të, Musk nuk ishte i panjohur.
“Në njëfarë momenti, unë i thashë: Po mirë, unë që kam bërë këtë budallallëkun këtu, po ti që ke bërë 100?
Ai sapo kishte hapur lojën me “SpaceX”, ishte tashmë pronar për “Tesla” dhe i thashë: Shpikja jote më e bukur, për mua, është “Paypal.
– Oh, pse më njeh ti mua – ngeli ai.
– Po, e di se kush je – i thashë, por s’kisha bërë “u, erdhi Elon Musk!”.
Në muhabet e sipër, ai më pyeti të njëjtën gjë: çfarë ëndrre ke?
Ëndrra ime? Nuk ta them, se ti je nga ai lloj tipi që po ta thashë e bën realitet dhe po ma bëre realitet, do boshatisem edhe për nja 10 vjet të tjera dhe nuk do di se ç’të shpik tjetër.
– Pse? – tha.
– Po ëndrra ime, është t’i bie violinës në Hënë…
-Po me mikrogravitetin? Si e menaxhon?
– E menaxhoj, s’është problem mikrograviteti. Është problem mungesa e oksigjenit, kështu që telat nuk lëvizin, nuk përçon audio – i thashë.
Edhe ai, menjëherë më tha: S’ka problem, i bie me violinë elektrike