MENU
klinika

Flet këngëtari

Pse Monika nuk e ftoi Sabianin në ditëlindje

28.04.2022 - 12:11

Konkurrenti i “Big Brother Vip 2”, Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku na ka treguar për jetën e tij pas largimit nga Big Brother.

Artisti ka folur dhe për marrëdhëniet e krijuara në emision, qofshin këto të krijuara apo të prishura.

Pak kohë më parë aktorja, Monika Lubonja ka festuar ditëlindjen, por ashtu si u vu re nga të gjithë, edhe pse kishte të ftuar shumë miq nga BB VIP, Sabiani mungonte. Sipas aktores, Sabianin nuk e kishte ftuar me justifikimin se nuk kishte më marrëdhënie me të.

Ndërkohë Sabiani në anën tjetër ka thënë se ndoshta ka harruar, por mes tyre mesa di ai nuk ka hatërmbetje, pasi sipas tij në momentin që janë takuar dhe parë janë përqafuar. Edhe pse nuk kanë më marrëdhënie, Monikës i ka ngelur hatri duke menduar se kënga “Tradhëtare” e Sabianit, i dedikohet asaj.

Ndonëse sipas Sabianit kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi ai nuk e ka patur dedikim për aktoren. Gjithsesi ndoshta një ditë i shohim prapë miq!

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit i cili u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn dhe jo Sabianin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit

Reality-show u rikthye pas katër vitesh

Këta janë konkurrentët VIP të “Big Brother Albania”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën