MENU
klinika

Si ta aplikoni me disa hapa të thjeshtë

Çfarë është detox-i i fytyrës?

02.05.2022 - 12:08

‘Detox’ është një prej fjalëve më të përdorura të viteve të fundit. Mund të kesh provuar një dietë Detox me pastrimin e lëngjeve dhe ushqimeve pas një plani të programuar ushqimi. Ose ndoshta ke pirë çajin Detox për të zhdukur fryrjen e stomakut para një eventi a një feste të madhe (ku ndoshta të është dashur të veshësh një fustan të ngushtë). Por, ç’mund të themi për detoksikimin e organit më të madh të trupit?

Pa marrë parasysh se çfarë mendojmë për fjalën më në trend të viteve të fundit, askush nuk mund ta mohojë se ka plot ditë kur fytyra mund të mos ndihet e detoksikuar. Ka ditë kur lëkurën e ndien të lodhur, sidomos pas pushimeve të gjata, dhe të gjitha e dimë se shkaku është gjumi me grim, ushqimet e këqija, mostrajtimi pas plazhit ose, oh, Zot, harroji më mirë sa shkaqe janë.

Nëse ndonjë pjesë tjetër e trupit nuk funksionon siç duhet, stomaku (ka shumë ushqim), truri (shumë stres), ajo që mund të shfaqë fytyra janë poret e bllokuara, në çdo rast kur sistemet e tjera nuk funksionojnë normalisht.

Ndaj ajo që është e nevojshme në këto raste është një detoksikimi i fytyrës, i cili do të thotë t’i dedikosh një javë (ose çdo programim sipas axhendës që ke) për të hequr të gjitha papastërtitë, toksinat, yndyrat dhe qelizat e vdekura lëkurës duke bërë të mundur ripërtëritjen dhe rivitalizimin e lëkurës në normalitet ose, nëse e përdor detox-in rregullisht, mund ta kesh fytyrën më mirë se asnjëherë më parë.

Si detoksikohet fytyra?

Nise gjithmonë duke i bërë masazh fytyrës me mollëzat e gishtave.

Pastroje dy herë në ditë (mënyra më e mirë)

Mbaje fytyrën të pastër (mos blloko poret me shumë grim, përdor hidratant, pi ujë etj.)

Ktheji maskat në miqtë më të mirë.

Hidratoje dhe mbroje fytyrën shpesh (krem kundër diellit, serume, hidratant)

Pi shumë ujë (dhe vetëm ujë)

Përdor edhe dietë Detox.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN