20.11.2018 - 19:06
Pas pak, Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e fundit për vitin 2018, pikërisht miqësoren ndaj Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 20:00.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim nga një humbe në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë janë mundur 0-4 nga Skocia, ndërsa uellsianët 1-2 nga Danimarka.
Sa u përket formacioneve, Panucci vazhdon të bëjë ndryshime. Andi Lila luan titullar në këtë takim, ndërkohë që janë rikthyer edhe Hysaj e Basha, të pezulluar në ndeshjen e fundit.
Pavarësisht kartonit të kuq, Mavraj luan sërish titullar sonte. Nga ana tjetër, Ramsey dhe Bale janë ulur në stol nga tekniku Giggs. Ndoshta ai do t’i aktivizojë pak minuta në pjesën e dytë.