Kryeredaktor i “OperaWire”, David Salazar i ka kushtuar një artikull shfaqjes së operas ‘Turandot’. Sipas tij, kjo shfaqje është e dyta në këtë seri të veprës së famshme të Puccinit dhe ikonës së Franco Zeffirelli-t. Ai thekson se artistja shqiptare, Ermonela Jaho. ishte zemra dhe shpirti i kësaj shfaqje.
Jaho është një nga yjet më bindëse të operës, e aftë për të qenë në qendër të vëmendjes, pavarësisht nëse është në skenë, para kamerës, apo të dyja; Margarita e saj në “Fausti” të Tobias Kratzer, nga Opera e Parisit, nuk është vetëm një shembull tekstual i një martese të bukur mes filmit e skenës, por, gjatë një sekuence të dukshme treni, ky prodhim shfaq gjithashtu zhytjen e pashembullt interpretuese të Jahos, si për kamerën, ashtu edhe për skenën, në të njëjtën kohë. Pra, nuk është çudi që kur gjithçka u tha dhe u bë, ajo ishte drita e shkëlqyeshme e këtij produksioni të veçantë‘- shkruan Salazar, duke vijuar:
Liù-ja e Jaho-s, ndonëse një figurë e vogël mes rrëmujës, ishte gjithaq imponuese dhe ajo shfaqi një vetëbesim të plotë, teksa tha: “Io so il suo nome, M’è suprema delizia tenerlo segreto e possederlo io sola!” “Tanto amore, segreto e inconfesso”. Ky interpretim theksoi vërtet madhështinë e Jahos, interpretimin e ëmbël dhe të pastër, sa edhe të prekshëm për spektatorin.
“Jaho arriti t’i jepej kësaj ndjenje pashmangshmërie. Zëri i saj thuajse vajtonte, timbri një fije e hollë tingulli; ndërsa ajo i drejtohet Turandotit; delikatesa e Jahos, e bëri të ishte më intime dhe introspektive. Ajo e tërhoqi dëgjuesin në mendimet e fundit të Liù-s, duke i dhënë kështu kreshendon përfundimtare fundit, me shumë patos. Edhe kur tërhoqi kamën dhe, me një lëvizje të fortë, goditi veten me thikë, ti besoje çdo moment.”
“Turandot” është një vepër korale bonafide, me ansamblin masiv vokal. Kori i Met Opera ishte në formë të mirë, veçanërisht në kulmin e aktit të dytë dhe në momentet mbyllëse.
Salazar e mbyll kështu: Artistët, në skenë, ishin në formë të shkëlqyer dhe vetëm Ermonela Jaho, garanton një udhëtim në Met, për këtë ringjallje.