MENU
klinika

E ftuar në emisionin e binjakëve

Tha se do hidhte në gjyq Donaldin, Fifi zbulon të vërtetën

07.05.2022 - 10:19

Këngëtarja e njohur Fifi, ka folur sot në emisionin “Më lër të flas” pas videos të bujshme ku tha se do e hidhte Donaldin në gjyq, pas skeçit të publikuar në emision të premten e kaluar. Me anë të videos artistja na dëshmoi se i kishte mbetur hatri me skenën e publikuar nga Donaldi.

“Nëse unë e shoh atë lule në tokë që demek “vdiq” Fifi, përgatituni me gjyqin.”, ka thënë ajo.

Por mesa duket e gjithë kjo paska qenë një keqkuptim mes tyre.

Fifi na sqaroi këtë mbrëmje se e gjitha ishte thjesht një keqkuptim, pasi të gjithë i kishin thënë që Donaldi ka nxjerrë skenën kur i ra të fikët në “Big Brother”, dhe fakti që binjakët nuk i kanë hapur telefonin e bëri të nxirrte videon pa u menduar dy herë.

Për sa i përket pjesës së prerë nga Youtube, Fifi tha se e ka marrë atë vendim sepse mendoi se si familjarët do ndiheshin kur të shihnin momentin kur Donaldi vendoste lule në vendin që ajo u rrëzua.

Nuk kam bërë intervistë se s’kam pas ça me fol. Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin. Nuk u konsultova dot me juve, ju mora nga tre herë në telefon. Ja nisën me më ardhur mesazhe pafund, që kishit nxjerrë skenën tu më ra të fikët. Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap. Marr Romeon, as ai s’ma hap. Marr ca njerëz në Top channel dhe më thanë po, të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë të fikët. Marr prapë në telefon, asnjëri në telefon. Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni. Nuk kisha mundësi ta shija. E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thash ajo pjesa duhet të hiqet”, tha Fifi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ilirin e kam qejf si lojtar..."

Fifi tregon të pathënat: Nuk flisja me Romeon