Manchester City hedh një hap të rëndësishëm drejt triumfit përfundimtar në Premier League, duke përfituar nga ndalesa e Liverpoolit, që një ditë më parë barazoi 1-1 përballë Tottenhamit. Citizens nuk e vunë në diskutim suksesin ndaj Newcastle, që e mposhtën thellë 5-0, me diferencën me “The Reds” që tashmë shkon tri pikë (86/83).
Në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolës i dha drejtim të pakthyeshëm sfidës që në minutën e 19 me golin e Sterling, ndërsa në të 38-tën dyfishoi epërsinë Laporte. Rodri shënoi të tretin për vendiësit në minutën e 61-të, për të ardhur më pas te dy finalizimet në kohën shtesë që mbajnë firmat e Foden dhe Sterling, me këtë të fundit që sigloi dygolësh.
Në tri javët e mbetura, Manchester City mund t’ia lejojnë vetes edhe një barazim për t’u shpallur kampion. Në rast se City e Liverpooli e mbyllin me pikë të barabarta, për të përcaktuar fituesin do të luhej një ndeshje shtesë.