MENU
klinika

Premier League, Java 36

Arsenal “blindon” vendin e katërt, prek Champions

08.05.2022 - 16:57

Pas dy vitesh mungesë, duket se Arsenal do të luajë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Topçinjtë fituan 2-1 sot në shtëpi përballë Leeds dhe shkojnë në +4 pikë ndaj Tottenham të vendit të pestë, kur mbeten edhe 3 javë nga fundit i Premier League.

Gjithçka ka nisur mirë për skuadrën e Mikel Arteta-s që ka realizuar dy herë me Nketiah në minutën e 5-të dhe të 10-të, me golin e parë që ka qenë një dhuratë e portierit të miqve.

Situata është përkeqësuar për Leeds në minutën e 27-të, pasi Ayling ka lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë për shkak të një kartonit të kuq direkt të marrë pas ndërhyrjes së VAR. Miqtë ngushtuan në pjesën e dytë me 10 vetë, por pa arritur të barazojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN