MENU
klinika

Premier League, Java 36

Ndalet Liverpool, Tottenham e frenon për titullin

07.05.2022 - 22:42

Pikërisht atëherë kur nuk pritej, Liverpool është ndalur në shtëpi nga Tottenham, duke kompromentuar shumë titullin në Premier League. Të Kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Spurs në “Anfield Road”.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, sfida e luajtur në Anfield është zhbllokuar në minutën e 56-të nga Son, i cili ka shënuar me lehtësi pasi është lënë vetëm në zonën e rreptësisë.

Kundërpërgjigjja e vendasve ka ardhur në minutën e 74-t me Luis Diaz që ka barazuar rezultatin i ndihmuar edhe një nga devijim i lojtarëve kundërshtar.

Me këtë barazim, Të Kuqtë kanë kapur Manchester City-n në krye të renditjes, por skuadra e Guardiola-s do të ketë mundësinë të shkëputet ditën e nesërme në ndeshjen kundër Newcastle.

Tottenham, nga ana tjetër, mbetet në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Arsenal-i i vendit të katërt, por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN