MENU
klinika

Premier League, Java II

City luan “tenis”, merr kreun në Angli

19.08.2018 - 16:34

Gjashtë gola sot, tetë në total në dy ndeshje, 6 pikë dhe në krye të renditjes. Manchester City i ka bërë një nisje shumë të mirë sezonit të ri në Premier League, duke fituar edhe sot në shtëpi 6-1 ndaj Huddersfield.

Manchester City nuk e ka ndjerë mungesën  Kevin De Bruyne, i cili është dëmtuar gjatë kësaj jave dhe pritet të qëndrojë tre muaj larg fushave, ndoshta duke humbur pjesën e parë të sezonit

Ishte Sergio Aguero njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi. Argjentinasi shënoi tripletë dhe u siguroi fitoren qytetarëve. Golin e parë sulmuesi e shënoi pas një topi të gjatë të dhënë nga portieri Ederson.

Gabriel Jezus dhe David Silva ishin autorët e golave të tjerë, ndërsa goli i gjashtë u shënua nga Kongolo në portën e tij, por merita ishte e Sane, që këmbënguli deri afër portierit në krahun e majtë.

Me fitoren e sotme, “Qytetarët” kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe me një golavarazh +7. Sfidën e radhës Mançester City do ta luajë në transfertë ndaj Wolves. Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar në orën 14:30, Watford mposhti Burnley me rezultatin 1-3.