MENU
klinika

Norovirusi

Parandaloni këtë virus!

21.11.2018 - 11:59

Noroviruset janë shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit akut, që shkakton diarre, dhimbje stomaku, nauze dhe të vjella.

Norovirus është një virus shumë ngjitës që shkakton inflamacion ose infeksion të stomakut dhe zorrëve, shpesh të quajtur gastroenterit akut.

Noroviruset janë shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit akut në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në 19 deri 21 milionë sëmundje, nga 56,000 në 71,000 shtrime në spital dhe nga 570 deri në 800 vdekje në vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shpërthimi Noroviruseve

Noroviruset, prej të cilave ka shumë lloje të ndryshme, transmetohen lehtësisht mes njerëzve përgjatë rrugës fekale-orale.

Viruset përhapen nga:

• Ushqimet e kontaminuara ose lëngjet;

• Vendosja e gishtërinjve në gojë pas prekjes së sipërfaqeve apo objekteve të kontaminuara;

• Duke pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar, të tillë si kujdesi ose ndarja e mjeteve me një person të infektuar.

Zarzavate me gjethe, frutat e freskëta dhe butakët janë shpesh shkak i shpërthimeve të norovirusit, sipas CDC.

Shpërthimet e Noroviruseve shpesh ndodhin në ambientet e kujdesit shëndetësor, në restorante, si dhe në shkolla dhe institucione të tjera.

Anijet turistike shpesh përjetojnë shpërthime të mëdha të norovirusit. Në prill të vitit 2015, më shumë se 200 persona u sëmurën gjatë një shpërthimi norovirus që preku dy anije të ndryshme.

Simptomat më të zakonshme të gastroenteritit akut nga noroviruset, të cilat zakonisht zhvillohen 12 deri në 48 orë pas ekspozimit, janë:

Diarre;

• Dhimbje stomaku;

• Përzierje dhe të vjella.

Simptoma të tjera përfshijnë:

• Ethe;

• Dhimbje koke;

• Dhimbje trupi.

Për shkak të diarresë dhe vjelljes që shoqërohet nga gastroenteriti akut, disa njerëz dehidratohen, gjë që mund të rezultojë në zvogëlim të urinimit, gojë dhe fyt i thatë dhe marramendje kur qëndron në këmbë nga një pozicion i ulur ose i shtrirë.

Trajtimi dhe parandalimi i Norovirusit

Njerëzit që infektohen me një norovirus përgjithësisht arrijnë të përmirësohen brenda 1 deri në 3 ditë, sipas CDC.
Megjithatë, njerëzit mund ta përhapin virusin tek të tjerët deri në 72 orë pas shpërthimit të simptomave ose edhe një deri në dy javë, në disa raste, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH).

Nuk ka trajtim specifik për një infeksion norovirus.

Nëse keni një infeksion, veprimi më i mirë është të pushoni dhe të pini shumë lëngje për të parandaluar dehidrimin.
Nëse keni dehidratim, pini lëngje të formuluara posaçërisht për hidratim.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar marrjen ose përhapjen e noroviruseve, duke përfshirë:

• Lani duart tuaja dhe praktikoni higjienën e duhur të duarve;

• Larja shumë e mirë e frutave dhe perimeve;

• Pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara;

• Refuzimi i përgatitjes së ushqimit për të tjerët nëse jeni i sëmurë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN