MENU
klinika

Projekti ‘Unaza e Re’

Gjiknuri: Pa vendimin e VKM-së për shpronësim nuk nisin punimet

21.11.2018 - 11:46

Unaza e Re tashmë është bërë një mollë sherri midis politikës dhe banorëve të zonës së ‘Astirit’ të cilët preken nga ky projekt. Banorët kërkojnë me ngulm që të shpronësohen me vlerën e tregut.

Për këtë ka folur edhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se nuk do të ketë prishje pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.

Ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Kreu i kësaj ministrie iu bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri .

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!