MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja ndiqet nga sheikët, Chelsea pret ofertën

15.05.2022 - 19:14

Kur duhen edhe 2 javë nga mbyllja e Premier League, klubet kanë hyrë në ethet e merkatos për të marrë lojtarët që dëshirojnë. Kështu është edhe për një pjesë të mirë të futbollistëve të Kombëtares shqiptare, që mund të lëvizin në verë.

Armando Broja përfundon në radarët e sheikëve të Newcastle. Sulmuesi shqiptar ka ende të paqartë të ardhmen e tij me Chelsea, sidomos pas ndryshimit të pronësisë, e kështu, shumë klube janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit të talentuar.

Në mediat britanike kanë qarkulluar shumë emra skuadrash të gatshme që të hedhin hapin për futbollistin në merkaton e verës, me West Ham e Brighton që duan ta huazojnë, apo Southampton që kërkon të bëjë përfundimtar transferimin e tij pas një edicioni të suksesshëm në radhët e tij si i huazuar.

Por në Angli bëjnë të ditur se edhe Newcastle ka dërguar skautë që të ndjekin Brojën në stadium në paraqitjet e fundit, e kjo do të thotë se po përgatitet që të bëjë një hap konkret për firmën e tij.

Sigurisht, me forcën financiare të Newcastle me sheikët e Arabisë Saudite, një tentativë e këtij klubi për Brojën do të largonte pjesën më të madhe të konkurrencës për futbollistin. Por mbetet të shihet qëndrimi i Chelsea apo edhe vetë lojtari, i cili me siguri nuk dëshiron të kalojë në një skuadër ku nuk i garantohet se do të luajë rregullisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon