Cila është gjëja më e keqe në lidhje me politikën e jashtme të Presidentit Trump? A është ai që është tërësisht amoral apo është i painformuar? Më e keqja është një kombinim i të dyjave. Ai shet vlerat amerikane, por pastaj nuk merr asgjë me vlerë në këmbim.
Fare thjesht në rrugët e Amerikës mund të dëgjosh “Hej, njerëz futuni në radhë! Trump po jep sende falas! Thjesht thoni se po luftoni Iranin ose Vëllazërinë Myslimane! ”
Majin e kaluar, Trump e zhvendosi Ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem, një ëndërr për çdo kryeministër izraelit, dhe e gjitha kjo falas!
Trump mund të ketë shkuar tek Netanyahu dhe t’i ketë thënë: “Këtu është marrëveshja. Unë do ta bëj ëndrrën tuaj realitet dhe do ta zhvendos ambasadën. Por në këmbim ju nuk do t’i lejoni komunitetet izraelite të vendosen në Bregun Perëndimor (një territor në afërsi të bregut mesdhetar të Azisë Perëndimore). Pastaj ai mund t’ju ketë thënë palestinezëve: “Ju nuk do të pëlqeni këtë. Po e zhvendos Ambasadën e SHBA në Jerusalem. Por po bëj diçka që asnjë president amerikan nuk e ka marrë kurrë për ju”.
Trump mori miliona dollarë donacione për Partinë Republikane, nga Shellon Adelson, që loboi për lëvizjen. Pra Trump mori diçka, por Amerika nuk mori asgjë.
Tani Krishtlindjet kanë ardhur herët për princin saudit, Mohammed bin Salman, i cili mund të burgoset për përfshirjen në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll. Khashoggi u vra nga një ekip saudit.
Për shkak se nuk mund të provohet se princi e ka urdhëruar vrasjen, Trump ka zgjedhur të sillet njësoj siç u soll me Presidentin rus Vladimir Putin. Kur agjencitë e zbulimit të SHBA deklaruan se Putini ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, Trump tha se nuk ishte e vërtetë. Dhe çfarë bëri populli amerikan? Asgjë. Përsëri, Trump personalisht mund të ketë marrë diçka.
Sa për sauditët, Trump bëri një deklaratë zyrtare të martën: “Agjencitë tona të inteligjencës vazhdojnë të shqyrtojnë të gjithë informacionin, por princi dhe mund të ketë dhe mund të mos të ketë patur dorë në vrasje!”
Trump mund t’i ketë kërkuar princit saudit një armëpushim të menjëhershëm në Jemen, t’i japë fund bllokadës në Katar, etj.
Arabia Saudite mund t’i ketë premtuar Trumpit blerjen e armëve të ardhshme. “Mbretëria ra dakord të shpenzojë dhe të investojë 450 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.
Irani dhe Arabia Saudite po sillen të dyja tmerrësisht shumë keq, vetëm se në mënyra dhe vende të ndryshme. Është e vërtetë, megjithatë, se shumë njerëz e mbështesin Iranin, vetëm sepse është anti-Trump dhe anti-Izrael, ndërsa sauditët janë pro-Trump.
Në vend që të zgjedhin midis aleatëve të këqij dhe armiqve të këqij, amerikanët duhet të punojnë furishëm për interesin e sigurisë së vendit, interesi financiar dhe interesi moral dhe të mos jetë më e varuar nga nafta saudite deri në vitin 2025.
Është varësia nga nafta që e bën Amerikën të mbështesë Arabinë Saudite. Është varësia nga nafta që e detyron Amerikën ta shohë në një tjetër mënyrë këtë vrasje mizore…
Thomas L. Friedman është kolumnisti i punëve të jashtme në The Times. Ai u bashkua me gazetën në vitin 1981 dhe fitoi tre çmime Pulitzer. Ai është autor i shtatë librave, duke përfshirë “Nga Bejruti në Jeruzalem”, i cili fitoi Çmimin Kombëtar të Librit.