Para pak kohësh Kryeministri Rama, paralajmëroi vënien në zbatim të një pakete të re që konsistonte në ligjin antishpifje.
Kjo nismë shkaktoi mjaft reagime, jo vetëm në politikë por dhe në media e më gjerë.
Ditët e fundit, Rama ishte në një vizitë në Vienë ku ka lamëruar dhe njëherë se së shpejti do të ketë një depozitim në Kuvendin e Shqipërisë, të propozimit për paketën antishpifje.
Pas këtij lajmërimi ka reaguar dhe Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i cili i ka kërkuar qeverisë që të bëjë kujdes pasi nëse nuk ndiqen praktikat ndërkombëtare ky ligj mund të cënojë lirinë e fjalës.
“Nuk ka gjë të keqe që të bëhet diçka në lidhje me shpifjen, por duhet treguar kujdes.
Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në Kod Penal.”
Nuk ishte i vetmi, Borchardt, pasi edhe Ambasadori i BE-së nëTiranë, Luigi Soreca, ka dhënë një mesazh diplomatik për lirinë e medias, duke interpretuar fjalët e George Orwell, pa e hasur drejtpërdrejtë paketën antishpifje të propozuar nga Kryeministi Rama.
“Liria e shtypit nëse ka ndonjë kuptim, kuptimi i saj është për të kundërshtuar dhe kritikuar Këto janë disa aspekte që duhet të jenë të mirë përcaktuara te cdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
Ne kemi mbështetur hartimin e një kodi të ri etike dhe në të cilin ka edhe një rregullore për median online duke synuar një version të përditësuar të kodit.”
Data 21 Nëntor shënon Dita Botërore të Televizionit e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale.