SPAK po kryen një aksion kundër krimit të organizuar në disa qytete të vendit, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se janë 32 masa arresti të ekzekutuara deri tani. Policia po vijon aksionin në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier.
Në Elbasan në orët e para të mëngjesit, FNSH ka zbarkuar në qytet. Report Tv mëson se me urdhër të SPAK mësohet të jenë 10 persona të cilët pritet që të arrestohen. Personat të cilët pritet të arrestohen janë të dyshuar si anëtare të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit. Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.
Urdhër-arrestet janë dhënë nga dy prokurorë, për akuzat për vrasje, drogë, rrëmbim personi e shantazh, ndërsa arrestimet janë dhënë më urdhër të GJKKO-së. Aksioni i SPAK po zhvillohet në bashkëpunim mes FNSH dhe Renea-s.