Jemi vetëm dy ditë larg nga publikimi i albumit të dytë në karrierën e Rita Orës dhe këngëtarja nuk resht së publikuari projektet e saj muzikore.
Ditën e sotme këngëtarja me origjinë nga Kosova ka publikuar këngën “Falling to Pieces”, e cila është e 14-ta e albumit të saj të dytë, “Phoenix”.
Kjo këngë është një nga më të veçantat në albumin e saj, kjo pasi i dedikohet qytetit të saj ku u rrit, Londrës.
““Falling To Pieces” ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për “A Listit”.
Ditët e fundit, Ora ka bërë edhe publikimin e këngëve “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.