MENU
klinika

Datë dhe titull

Rita i jep fund pritjes 6-vjeçare të fansave

19.09.2018 - 09:18

Tashmë, fansave të saj nuk do t’u duhet të presin edhe për shumë kohë. Rita Ora është shprehur së fundmi se albumi i saj i dytë ka një datë publikimi.

Pritjes 6 vjeçare, Rita do t’i japë fund më 23 nëntor. “Unë kurrë nuk do t’ju lija”, iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.

Arsyeja e këtij “pushimi” me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellë nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vetë ish-shefin e saj, Jay-Z.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i dytë do të titullohet “Phoneix”. “Unë jam kaq e lumtur për realizimin e “Phoenix”. Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN