MENU
klinika

Pronësi intelektuale në finalen e UECL

UEFA, trajnim për mbrojtjen e të drejtave tregtare

22.05.2022 - 15:05

Përgatitjet për finalen e UEFA Conference League, AS Roma – Feynoord, më 25 maj në stadiumin “Air Albania” të Tiranës vijojnë me ritme të larta dhe gjithçka po shkon sipas planeve.

Në kuadër të organizimit të këtij evenimentit të rëndësishëm ndërkombëtar sportiv në vendin tonë, përfaqësuesit ligjor të UEFA në Shqipëri organizuan së fundmi pranë ambienteve të Shtëpisë së Futbollit një trajnim mbi mbrojtjen e të drejtave tregtare dhe pronësisë intelektuale të UEFA dhe partnerëve të saj në këtë finale.

Morën pjesë në këtë trajnim përfaqësues të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, por edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një eksperiencë, siç është kjo finale e një kompeticioni ndërkombëtar, është shumë e vlefshme për të kuptuar mënyrën se si duhet të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale dhe cilat janë detyrat për të gjithë institucionet e përfshira për zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e të drejtave tregtare për një eveniment të tillë që është ndër më cilësorët në botë në aspektin e standardeve dhe organizimit.

Muajt dhe javët e fundit UEFA në bashkëpunim me FSHF ka zhvilluar një sërë takimesh dhe trajnimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të gjithë të jenë të informuar për detyrat që kanë dhe angazhimin e tyre në finalen e parë historike të UEFA Conference League, AS Roma – Feynoord.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon