MENU
klinika

Butrinti si prioritet

Shqiptarët kanë të tyrin, një peizazh homerik!

23.05.2022 - 15:31

        E paharrueshme mbetet për mua, pamja e Butrintit në vitin 1993. Ishte një peizazh lundrues. Një sit që i takonte së shkuarës, me një bukuri shpirtërore të spikatur. Një vend në Mesdhe, që kërkonte patjetër, daljen prej anonimatit të thellë i fundit të shekullit të XX.

Ja përse, Fondacioni Butrinti, i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Getty dhe UNESCO hartuan një plan për të ruajtur këtë “Peizazh homerik”. Përpjekjet tona çuan në zgjerimin e Butrintit në vitin 1999, si një Sit i Trashëgimisë Kulturore Botërore, duke përfshirë fushën e Vrinës dhe liqenin e Butrintit. Njëkohësisht, çoi edhe në krijimin e Parkut të parë kombëtar të Shqipërisë, meritë e ministrit të Kulturës së asaj kohe, Edi Rama.

E gjitha kjo, sot është histori. Vizitorët – shqiptarë dhe të juaj- e gëzojnë Butrintinm si një vend magjikm në sajë të kombinimit të arkeologjisë dhe natyrës. Teksa pyet, është pikërisht kjo magji, që, secili kujton e dashuron. Kjo e shndërron Butrintin, në një thesar të përbotshëm.

Tashmë, Fondacioni i ri për Administrimin e Butrintit, synon jo vëtëm mbrojtjen e këtij thesari të brishtë, por edhe kthimin në një sit të jashtëzkonshëm. Me më shumë investime, Butrinti me dy qytetet “e humbura” simotra , Çuka e Ajtoit dhe Kalivoja, në këtë peizazh homerik do të qëndrojë në një radhë me Angor Wat dhe Stonehenge, në një nivel të siteve të trashëgimisë botërore. Gjatë dekadës së ardhshme, duke punuar më bashëpuntorë të nivelit botëror, historia episodike dhe e gjatë e këtij peizazhi lundrues mund të rindërtohet virtualisht, sikundërse është bërë në Stonehenge. Që nga periudha e paleolitit dhe njerëzve të parë këtu, përmes antikitetit, periudhës otomane deri në kohët e sotme, laguna dhe zona ligatinore ka pësuar vazhdimisht ndryshime. Këto ndryshime mjedisore kanë dhënë një formë historisë së Butrintit. Fondacioni i ri do të sigurojë që kjo e kaluar -ndoshta e dokumentuara më mirë në Mesdhe – u paraqitet në mënyrën më brilante vizitorëve dhe mbi të gjitha, fëmijëve, të cilët, fatmirësisisht janë rritur në periudhën në Shqipërinë postkomuniste.

Por, kjo histori mjedisore, nuk ka mbaruar. Ndryshimet klimatike dhe ngritja e pakontrolluar e niveleve detare të Mesdheut, nuk janë një pjellë e fantazisë. Është një fakt shkencor, në botën që jetojmë. Ashtu siç po ndodh me shkrirjen e akullnajave nëpër male. Një pjesë shumë e madhe e Butrintit të poshtëm, do të jetë nën ujë, në vitin 2050; edhe më shumë, në vitin 2100.

Kjo nuk mund të ndalet. Por, do të ishtë mëse e nevojshme të kuptojmë sesi do të ndikojë kjo, për thesaret arkeologjike të Butrintit.

A do të këtë, për shembull, më shumë kripëra që dëmtojnë mozaikët e mbuluar të Butrintit? Si do të ndikojë mbi mbishkrimet e teatrit?

Jo më pak e rëndësishme është që të planifikohet, sesi do të vazhdojnë ta vizitojnë dhe shijojnë vizitorët Butrintin. Me mijra vënde pune për shqiptarët dhe industria e turizmit, varen nga ky fakt.

E ardhmja e Butrintit dhe peizazhi lundrues, nuk varen nga interpretimi nëse trashëgimia është ilire, apo helene. Liria për të debatuar të shkuarën është thelbësore për të ardhmen, ndaj le të mos kemi keqkuptime! Megjithatë, në këtë nivel të planifikimit së të ardhmes për Butrintin, të humbësh në debate interpretimesh akademike, ndërkohë që siti po përballet me ndryshime radikale të klimës, nuk është as më shumë dhe as më pak, një gjë qesharake. Toni i këtij debati, rreth mijëvjeçarit të parë para erës sonë, i takon kohës së “Sigurimit”.

Vizitorët vijnë në Butrint, për të shijuar shpirtin unik mesdhetar. Fondacioni i ri, me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të përqendrohen në atë që është e rëndësishme: ta kthejnë në të përjetshëm, këtë peizazh homerik, për të mirën e gjeneratave të ardhshme të shqiptarëve. Është një objektiv i rëndësishëm dhe çdo shqiptar, duhet të jëtë i lumtur që, kjo qeveri e ka kthyer në prioritet.

 

Prof. Richard Hodges

Drejtori Shkencor i Butrint Foundation

Anërat i Bordit të Butrintit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Butrinti fsheh të shkuarën greke”

“The Times”: E vërteta u takon arkeologëve vendas


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen