MENU
klinika

Mësojeni...

Një shenjë e pazakontë e depresionit mund të jetë kjo

28.05.2022 - 10:27

Terapistët e marrëdhënieve shpesh ndeshen me tradhti, ndërsa terapistët e familjes mund t’i shohin prindërit të shqetësuar për daljen fshehurazi të fëmijës së tyre.

Ndërsa të gjithë këta skenarë mund të shkaktohen nga gjëra të tilla si zemërimi, çrregullimet e personalitetit ose madje, deri në një farë mase, rebelim i përshtatshëm për moshën, duhet pranuar se këto veprime nuk ndodhin gjithmonë (vetëm) për këto arsye. Merrni parasysh rastin e Aiden dhe Xhenës (emra fiktivë), një çift i ri dhe i martuar me të cilin dr. Antony Smith ka punuar.

Xhena la një takim sepse ishte e shqetësuar për zbulimin e kohëve të fundit të lojërave të fatit në internet dhe flirtimit të Aiden në dhomat e bisedave (chat rooms) pornografike.

Pas njohjes me Aiden, u bë e qartë se fillimi i këtyre aktiviteteve përkoi me depresionin e përkeqësuar prej muajsh të tij, të nxitur nga ngjarje të ndryshme fatkeqe. Faji dhe turpi i tij për përfshirjen në këto gjëra ishin të dukshme, dhe diskutimi i çështjeve fillimisht ia uli edhe më shumë humorin.

Jenna e dinte se “nuk ishte ai” dhe mbeti e kuptueshme teksa terapisi lundroi në gjithë arsyet pas problematikave. Ajo që Aiden shpjegoi ishte se rrezikimi me lojërat e fatit, e bëri atë “të ndihej i gjallë”, ndërsa fitimi i vëmendjes së disa grave, megjithëse sipërfaqësore, e bënte atë të ndihej i dëshirueshëm mes një imazhi tmerrësisht të ulët për veten.

Thënë këto, një shenjë e pazakontë e depresionit mund të jenë pikërisht veprime të tilla, që parë në një këndvështrim më të cekët – mund t’i paragjykonim pa u menduar dy herë.

Burimi: Psychology Today

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga dëshirë për të përtypur akull deri tek...

10 mënyra me të cilat trupi juaj po thotë se diçka nuk shkon